Shaqiri konfirmon se është shumë i vlefshëm për Liverpoolin

Hënë, 24 September 2018 08:40

Xherdan Shaqirit i kanë mjaftuar 45 minuta lojë te Liverpooli për të lënë gjurmët e mëdha të tij. Shaqiri kontribuoi drejtpërdrejt në dy gola në fitoren 3:0 të Liverpoolit që e regjistroi të shtunën në shtëpi ndaj Southamptonit.

Shaqiri ishte titullar dhe u aktivizua vetëm në pjesëlojën e parë. Kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullar prej se u transferua te Liverpooli nga Stoke City, transmeton “Koha Ditore”. Ai pati “gisht” në golin e parë, i cili ishte autogol i Wesley Hoedt (10') dhe po ashtu në golin e Mohamed Salah (45') që përfitoi nga gjuajtja e lirë e Shaqirit për të shënuar nga afërsia.

Për Shaqirin kjo ishte paraqitja e tretë këtë edicion në Premier League, kurse Liverpooli i prinë klasifikimit me pikë maksimale pas gjashtë xhirove të zhvilluara. Edhe pse luajti vetëm gjatë pjesëlojës së parë, Shaqiri është shpallur lojtar i ndeshjes nga tifozët. Kjo është bërë e ditur në faqen e Liverpoolit në Facebook... 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...