Humbje historike për Gjermaninë

E mërkurë, 17 October 2018 08:44

Dygolëshi i Antoine Griezmannit ishte shkaktari i humbjes së gjashtë të Gjermanisë këtë vit, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë më parë ekipit kombëtar gjerman.

Humbja e Gjermanisë 2-1 në udhëtim ndaj kampiones së botës Francës të martën mbrëma ishte e gjashta brenda një viti kalendarik për herë të parë në histori të kësaj Kombëtareje.

Për Gjermaninë 2018-ta ka qenë vit dërrmues, me polemika jashtë fushës dhe një Botëror dëshpërues në Rusi, të cilat kanë qenë në fokus të ballinave për arsyeje ta gabuara.

Sa i përket rezultateve, humbja 3-0 ndaj Holandës të shtunën ishte më e rënda, pasi gjermanët u munden lehtësisht nga ekipi i ri kombëtar i Ronald Koemanit.

Por, dy prej humbjeve më vendimtare të Gjermanisë ndodhen në Rusi, pasi u munden 1-0 nga Meksika në ndeshjen hapëse grupore dhe u eliminuan në fazën grupore pas disfatës 2-0 ndaj Koresë Jugore.

Dy humbjet tjera të Gjermanisë këtë vit u shkaktuan nga Brazili dhe Austria në miqësore para Kupës së Botës. 

Modifikuar më E mërkurë, 17 October 2018 08:45

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...