Masa të rrepta sigurie, përplasje e re sportive Shqipëri - Serbi

Diel, 15 Prill 2018 14:37

Përsëri do të kemi përplasje sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ekipet regbi të dy vendeve do të ndeshen në Nish të Serbisë për Ligën Ballkanike.

Klubet regbiste të Shqipërisë dhe Serbisë do të përpiqen për herë të parë të arrijnë një rezultat paqeje në stadiumin e qytetit jugor serb të Nishit.

Ndeshja e Ligës Ballkanike i përball për herë të parë këto klube dhe në Serbi kanë arritur sportistët nga Tirana.

Ata thonë se e shohin organizimin me masa të rrepta, por jo shumë të nevojshëm.

Ditmir Hall: “Diçka që asnjëlloj sporti tjetër nuk e ka, siç e ka regbia, që është miqësia dhe ndërlidhja mes asaj që ndodh në fushë dhe pas fushe. Regby është një sport që përfaqëson bashkësi”.

Arnaldo Telo: “Impakti deri diku i tepruar të themi për masat që ishin marrë sepse nuk jemi mësuar në të tilla kushte”.

Organizatorët e klubit lokal thonë se gjëja më e rëndësishme për ta është mikëpritja.

Llazar Zhivkoviç, trajner i klubit Radnicki nga Nishi: “Për ne është një ndeshje me rëndësi, por i kemi marrë të gjitha masat dhe shpresojmë të fitoj ai që është më i miri në terren”.

Ndeshja pritet të zhvillohet para publikut dhe pavarësisht porosive, masat e sigurisë nuk do të mungojnë në stadiumin Çair./abcnews.al

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...