Shqipëria pret në "Elbasan Arena" Uellsin në një miqësore luksi. 
Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë kthesën, pas asaj humbje turpëruese 4-0 ndaj Skocisë dhe përballë Bale me shokë kërkojnë vetëm fitoren. Ndërkohë dy skuadrat kanë publikuar dhe formacionet zyrtare, me Panuccin që ka bërë disa ndryshime të vogla nga formacioni i së shtunës. 
Megjithatë bie në sy skema e aplikuar nga italiani i cili i beson sërish një 3-5-2. Në krahun tjetër, Ryan Giggs nuk i ka besuar që nga minuta e parë yllit të tij, Gareth Bale, i cili ndodhet në stol. 
Formacionet zyrtare: 
																					
								
 
 
						
																									
																									





