Ledjan Memushaj duket se arrin të shpreh mjaft mirë veten e tij kur ai është pjesë e Serisë B në Itali, por sidomos kur mban veshur fanellën e Peskarës.
I njohur ndryshe edhe si “njeriu-asist”, mesfushori i Kombëtares Shqiptare është një nga më të mirët e kategorisë së dytë në kampionatin e vendit fqinj. E konfirmuar nga rrjeti që transmeton Serinë B, më saktë nga vetë eksperti i “DANZ”, Stefan Shvok, vlonjati është pjesë e 11-shes më të mirë të pjesës së parë të këtij sezoni
Ish-lojtari i Torinos e Napolit e ka renditur shqiptarin në treshen e qendrës së ekipit më të mirë deri më tani. Memushaj është pjesë edhe me 3 shokë të tjerë dhe së bashku po bëjnë mjaft mirë, duke qenë një ndër kandidatët për tu ngjitur në Seria A vitin tjetër futbollistik.