Lojtarët e rinj të Chelseat dhe Milanit, Gonzalo Higuain dhe Krzysztof Piatek, ishin dy nga transferimet më emocionuese të arritura në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili u mbyll mbrëmë.
Shumë klube të mëdha evropiane arritën ta përforcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa shumë klube të tjera i humbën disa lojtarë të rëndësishëm për skuadrën e tyre.
Për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën e tyre, klubet do të duhet të presin deri në fund të këtij sezoni, kur hapet edhe afati kalimtar i verës.
Ky është 11-shja më i mirë e lojtarëve që siguruan transferime gjatë këtij afatit kalimtar:
1. Kiko Casilla | Nga Real Madridi në Leeds

2. Nathaniel Clyne | Nga Liverpooli në Bournemouth

3. Jeison Murillo | Nga Valencia në Barcelonë

4. Medhi Benatia | Nga Juventusi në Al-Duhail

5. Jonny | Nga Atletico Madridi në Wolves

6. Leandro Paredes | Nga Zeniti në PSG

7. Miguel Almiron | Nga Atlanta United në Newcastle United

8. Cesc Fabregas | Nga Chelsea në Monaco

9. Lucas Paqueta | Nga Flamengo në AC Milan

10. Gonzalo Higuain | Nga AC Milan në Chelsea

11. Krzysztof Piatek | Nga Genoa në AC Milan
