Prej thuajse një viti, Shqipëria është në ndjekje të mbrojtësit të djathtë Tomas Gudara. Nga Argjentina, lojtari me origjinë arbëreshe është një ndër elementët e përzgjedhur nga Panuçi për ta afruar në Kombëtaren shqiptare. Në Argjentinë bëjnë me dije se mbrojtësi ka biseduar me italianin.
VIDEO-TELEFONATË – Nga sa bëhet me dije, Panuçi ka përdorur teknologjinë për të bindur mbrojtësin. Trajneri i kuqezinjve ka folur me lojtarin arbëresh rreth projektit të tij si dhe rreth Shqipërisë, vendit apo synimeve që ka kjo përfaqësuese. Si për ironi të fatit, ka qenë italiani që i ka treguar Shqipërinë një arbëreshi.
DYSHIMI – Në Argjentinë bëjnë me dije se interesimi zyrtar i Shqipërisë ka ndodhur prej muajsh. Mirëpo, kjo bisedë direkte e trajnerit të Kombëtares me lojtarin ka bërë një hap të rëndësishëm për të kuptuar nëse gjërat do të finalizohen pozitivisht apo jo. Mediat argjentinase kanë treguar më tej se Gudiara ka një dyshim për këtë zgjedhje, që ka të bëjë me “dobësinë” e pasaportës kuqezi.
Zgjedhja e tij për të marrë nënshtetësinë shqiptare, nuk i mundëson atij “trampolinën drejt kampionateve europiane, pasi duke mos qenë Shqipëria në zonën Euro, Guidara do të mbetej ekstrakomunitar. Pritet që mes trajnerit Panuçi dhe mbrojtësit të djathtë të ketë një takim në javët në vijim në Kordoba, ku edhe do të sqarohet dëshira dhe zgjedhja që do të bëjë argjentinasi me origjinë arbëreshe.