Liverpool-Totenham, Madridi pret një finale angleze në Ligën e Kampioneve

E Enjte, 09 May 2019 09:54

Përcaktohet finalja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2018/2019. Liverpool-Totenham, do të jetë finalja që do të zhvillohet në Madrid.

Ajax ka arritur të magjepsë botën këtë sezon duke shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve por vetëm kaq. Takimi Ajax-Totenham, përfundoi me rezultatin 2-3, luajtur këtë mbrëmje. Golat për Ajax në ndeshjen e mbrëmjes së sotme u shënuan nga De Ligt dhe Ziyech. Për Totenham shënoi Lucas 3 gola, duke i prerë skuadrëz londineze biletën e finales.

Takimi i parë përfundoi me reultatin 1-0 në favor të Ajax. Kujtojmë që mbrëmjen e së martës  Liverpool fitoi me rezultatin 4-0 përballë Barcelonës duke përmbysur rezultatin e parë që përfundoi 3-0 në favor të katalanasve.

Kështu më 1 Qershor, në “Wanda Metropolitana” të Madridit, do të luhet një finale tërësisht angleze, ku Tottenhami dhe Liverpooli do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm për klube, në një sfidë që pritet të jetë spektakolare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...