Kosova shpërblehet në kupat e europës

Premte, 17 May 2019 22:39

Numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet e qeverisë së futbollit europian do të shkojë në 3, nga dy që ishte deri më sot.

Sipas skemës së re, ekipi kampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Champions League, ndërsa ekipi nënkampion dhe ai fitues i Kupës së Republikës së Kosovës do të luajnë në kualifikueset e Europa League.

“Edhe pse realisht ende nuk është arritur koefiçenti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane. Që nga edicioni i ardhshëm, nga kampionati i Kosovës do ta sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane kampioni, nënkampioni dhe fituesi i Kupës. Pa dyshim ky është një lajm i shumëpritur dhe i cili do të ndikojë edhe më shumë në rritjen e konkurrencës në elitën e futbollit tonë, e njëherësh do të rrisë edhe nivelin e organizimit në Superligë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

 

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe Sekretari Përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë marrë pjesë në takimin dyditor të presidentëve dhe sekretarëve të Federatave kombëtare në Budapest të Hungarisë, nën organizimin e UEFA-s.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat dalin nga rruga e bien në kanal

Kronikë

Aksident në Rinas- Fushë Krujë, makinat dalin nga rruga e bien në kanal

Nje aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Rinas- Fushë Krujë. Dy makina kane dale nga rruga dhe kane perfunduar ne kanalin buze rruges. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Bubqit, por...

Trump do t'i ngrejë problemin e lirisë fetare, Kryeministrit indian

Politikë

Trump do t'i ngrejë problemin e lirisë fetare, Kryeministrit indian

Presidenti amerikan Donald Trump do ta ngrejë çështjen e lirisë fetare në Indi gjatë takimit me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi, javën që vjen, tha një zyrtar i lartë amerikan...

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Sport

Nuk është vetëm Braithwaite, ja lojtarët që kanë dështuar gjatë prezantimit me klubin e ri

Martin Braithwaite nuk ishte lojtari i vetëm që ka patur një prezantim të keq me klubin e ri. Futbollisti danez gjatë prezantimit që bëri në Camp Nou u përpoq të bënte disa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!