Kombëtarja/ Strakosha i dëmtuar, klubet “pengojnë” Manajn dhe Baren

E mërkurë, 22 May 2019 22:00

Tomas Strakosha do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për dy ndeshjet e radhës, ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Ndryshe nga starti i këtyre eliminatoreve, kur në ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën mungesa e yllit të Lacios lidhej me një dënim disiplinor nga ish-trajneri Panuçi, këtë herë shkak është dëmtimi.

Prej javësh Strakosha ka probleme shëndetësore, madje në finalen e Kupës së Italisë sakrifikoi për të qenë në fushë, duke e fituar më pas trofeun. Tashmë te Lacio i kanë lënë kohë portierit të rikuperohet, me Strakoshën që nuk do të jetë në shërbim të Kombëtares dhe Selmanin që do të thirret në vendin e tij.

Mungesa të tjera në skuadër do të jenë edhe ato të dy yjeve të rinj: Keidi Bare dhe Rey Manaj. Të dy lojtarët kanë vlerësim maksimal nga trajneri, me Rejan që dëshironte t’i kishte në kontingjent për ndeshjet e radhës. Në këtë rast, problemi lidhej me klubet, sepse kampionati në Segunda Divisionin spanjoll përfundon vetëm në datën 9 qershor. Malaga e Bares dhe Albacete e Manajt janë në zonën play-off dhe garojnë për tu kthyer në elitën e futbollit spanjoll dhe largimi i dy futbollistëve në këtë moment nga klubet përkatëse është i pamundur.

Ata mund t’i bashkoheshin Kombëtares në Rejkjavik, vetëm pak orë përpara ndeshjes, por trajneri Reja vendosi të mos i sforcojë më tepër, për t’i patur në dispozicion në vazhdim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ylli i Realit nuk i ndahet reperes shqiptare, shikoni çfarë bën këtë herë

Show-biz

Ylli i Realit nuk i ndahet reperes shqiptare, shikoni çfarë bën këtë herë

Para disa javësh, një nga futbollistët më të talentuar të Real Madrid shpërndau këngën e sapopublikuar  të Taynës. 19 vjeçari Vinicius Jr duket se e pëlqen shumë artisten, sa dëshiron një...

Arrihet akordi, zbulohen detajet e kontratës së Rejës te Shqipëria

Sport

Arrihet akordi, zbulohen detajet e kontratës së Rejës te Shqipëria

Trajneri, Edi Reja do të vazhdoj të jetë në krye të Shqipërisë edhe për katër vite të tjera. 74-vjeçarit i përfundoi kontrata pas eliminatoreve të kampionatit europian, por pavarëissht se skuadra...

28 nëntori ditë pushimi edhe në Kosovë

Bota Shqiptare

28 nëntori ditë pushimi edhe në Kosovë

Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Flamurit dhe mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, ka marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!