Pas ‘Arenës Kombëtare’, ky do të jetë stadiumi i radhës në vend

Tuesday, 28 May 2019 10:26

Listës së qyteteve shqiptare që do të kenë stadium të ri i është shtuar edhe Fieri. Këtë e konfirmon vetë kryetari bashkisë, Armando Subashi. Ai ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në të cilën kanë njoftuar se së shpejti fillon projektimi dhe se FSHF do të financojë 35% të projektit.

‘Biseduam dhe dakortësuam fillimin e punës për projeketimin, financimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri të futbollit. Subashi ka falenderuar presidentin Duka , i cili në emër të federates mori përsipër 35 përqind të financimit”, njofton Bashkia e Fierit.

Stadiumi i ri ka qenë një nga premtimet elektorale të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me fierakët në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Gjatë fjalës që mbajti para banorëve, Rama u shpreh se stadiumi aktual i qytetit është i vjetruar, për këtë arsye, sipas tij, do të ndërtohet një stadium i ri, larg atij aktualit, me të cilin do të identifikohet qyteti i Fierit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...