Shqipëria në Islandë, nuk ndryshon vetëm ora por edhe temperaturat e ulta

Premte, 07 June 2019 13:30

Kombëtarja ka lënë stërvitjen në Gjermani për të fluturuar për rreth katër orë drejt Islandës.

Kuqezinjtë janë akomoduar në hotel ku edhe kanë drekuar, për t’u bërë gati më pas për stërvitjen e pasdites, në orën 18:00 me kohën lokale të Rejkjavikut (20:00 me orën e Tiranës). Më tej, kuqezinjtë kanë udhëtuar rreth 50 minuta me autobus deri në hotel.

Gjëja e parë që ndryshon në Islandë është ora, teksa Shqipëria është dy orë përpara sesa vendit ku kuqezinjtë janë akomoduar për transfertën. Së dyti, nga koha e ngrohtë në Gjermani, Kombëtarja është përballur me temperatura më të ulëta në Islandë. Moti ka qenë i mirë, por termometri ka zbritur në 13-15 gradë celsius. Gjithashtu, gjatë pasdites ka pasur prani të erës me shpejtësi mesatare thuajse gjatë gjithë kohës.

Në orën 20:00 të mbrëmjes së djeshme (18:00 në Rejkjavik), kuqezinjtë kanë zbritur në fushë në një kompleks stërvitor për të kryer një seancë përgatitore, shkruan panorama. Ndryshe nga trajneri Panuçi, Reja ka preferuar që futbollistët e tij të zbresin në fushë në një orar të përafërt me atë të ndeshjes zyrtare për t’u përgatitur dhe për t’u përshtatur nën kushtet atmosferike, në të cilat do të zhvillohet edhe ndeshja kualifikuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...