Spanja dhe Portugalia kandidaturë të përbashkët për Botërorin 2030

Hënë, 10 June 2019 12:08

 Spanja dhe Portugalia janë duke konsideruar një kandidim të përbashkët për Kampionatin Botëror në futboll që do të luhet në vitin 2030.

Federatat e të dyja vendeve lëshuan një deklaratë në të cilën thuhet se “do të fillojmë një proces të plotë të analizimit të mundësisë së parashtrimit të një oferte të përbashkët”.

Edhe Maroku ishte përfshirë më herët në bisedime rreth një oferte për përbashkët me Spanjën dhe Portugalinë, megjithatë ky vend nuk u përmend në deklaratën e federatave të lartpërmendura.

Federatat në deklaratën e lëshuar nënvizojnë se qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë do të luajnë një rol kyç në kandidimin e mundshëm.

Nga kandidatët tjerë për organizimin e Botërorit 2030 janë Britania e Madhe së bashku me Republikën e Irlandës dhe një koalicion i vendeve të Amerikës së Jugut, Argjentinës, Uruguait, Paraguait dhe Kilit.

Organizatori i ngjarjes më të madhe të futbollit do të shpallet në Kongresin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Katar gjatë Botërorit 2022.

Kujtojmë se Kampionati Botëror 2026 do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...