Paolo Maldini bën goditjen e parë, Milani “sulmon” fort në merkato

E Enjte, 13 June 2019 13:42

Ditë të rëndësishme për Milanin, që po kristalizon projektin për të ardhmen në shenjën e Paolo Maldinit. Në pritje të konfirmimeve të bashkëpunëtorëve të tij në klub, Ricky Massara dhe Zvonimir Boban, ish-kapiteni kuqezi ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Rade Krunic. Mesfushori boshnjak vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin, ndërsa për kartonin e 25-vjeçarit Milan ka paguar 8 milion euro.

Por mediat italiane bëjnë të ditur se Maldini ka në dorë një listë me pesë emra dhe po lëviz shpejtë për të fituar garën me rivalët e merkatos. Gjatë së enjtes, ai ka kërkuar informacion te Fiorentina dhe Napoli për dy futbollistë të tjerë, Jordan Veretout dhe Mario Rui.

Mesfushori francez kërkohet edhe nga Interi, ndërsa mbrojtësi portugez gjithashtu ka oferta nga skuadra të tjera të kampionatit italian. Ndërkohë, vazhdojnë tratativat e drejtorit teknik të Milanit me Sassuola për finalizimin e tratativave me Sensin.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Maldini po monitoron nga afër edhe situatën e Sandro Tonali dhe Denis Praet, dy futbollistë shumë të rinj në moshë dhe që i përshtaten stradegjisë së re të klubit për të ndërtuar një skuadër kompetitive, por pa shpenzuar shumë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Një pyetje për zonjën Ambasadore”, Xhaferraj: Po topi i gazetës “Bild” për dosjen 339, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?

Politikë

“Një pyetje për zonjën Ambasadore”, Xhaferraj: Po topi i gazetës “Bild” për dosjen 339, do vazhdojë të qëndrojë në ajër?

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen drejt hetimeve për vjedhjen e votave në Durrës dhe Shijak. Xhaferraj i referohet pikërisht dosjes 339...

Ndarja nga jeta e kompozitorit Përparim Tomcini, Luan Rama: Iku njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë

Politikë

Ndarja nga jeta e kompozitorit Përparim Tomcini, Luan Rama: Iku njeriu zemërbardhë e miku zemërmirë

Ish deputeti i LSI Luan Rama me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur dibran Përparim Tomcini. Rama shprehet se sot iku nga...

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Aktualitet

Mori pjesë në marshim/ Babai i vajzës së dhunuar: Po më bëjnë shantazh, duan të më vrasin. Edi Rama foli vetëm për …

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht nga roja i shkollës, Abaz Doku, dhe tre minorenë, ka qenë sot i pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile, kundër dhunës ndaj...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!