Dramë për një qytet, Skënderbeu merr goditjen fatale

Premte, 12 July 2019 13:35

Pritjes të gjatë i erdhi fundi. KAS ka bërë publike vendimin duke lënë në fuqi dënimin për përjashtimin me  10 vite të Skënderbeut nga kompeticionet Europiane… Një goditje fatale për futbollin shqiptar dhe për qytetin e Korçës.

Skënderbeu është fajtor për fiksim rezultatesh, teksa është dënuar nga UEFA edhe me një gjobë prej 1 milionë euro. Megjithëse besimi në kampin korçar ishte i madh se nga Lozana mund të vinte një lajm i mirë, kjo gjë nuk ka ndodhur, teksa ëndrra e tifozëve bardhekuq është vrarë përfundimisht.

VENDIMI I KAS-it:

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej. Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara. Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhej në vendim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...