Luiza Gega thyen rekordin kombëtar, arrin kualifikimin në Lojërat Olimpike

Hënë, 12 August 2019 21:18

Atletja shqiptare Luiza Gega regjistroi një tjetër sukses në Kampionatin Ekipor Europian të Atletikës që po zhvillohet në Shkup.

Sportistja kuqezi fitoi garën e 5 mijë metrave madje e bëri këtë duke vendosur dhe rekord kombëtar.

Luiza Gega ndali kronometrin në kohën 15 minuta, 36 sekonda e 62 të qindat, mjaftueshëm për të lënë pas rumunen Fisikoviçi dhe serben Jevtiç, duke merituar dhe ovacionet e publikut në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Gega ka arritur të kapë në këtë turne, normën për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen verën e ardhshme në Japoni.

Sportistja shqiptare do të jetë për herë të dytë si atlete e kualifikuar me normë olimpike, dhe jo me ftesë, një arritje që vlerëson përpjekjet e saj në të gjithë sezonin.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dafina Duti bëhet nënë për herë të dytë

Lifestyle

Dafina Duti bëhet nënë për herë të dytë

Në shtator të këtij viti, këngëtarja Dafina Duti tregoi për here të parë se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja u shpreh e emocionuar se nga martesa e saj e...

“Dokument nga 9 vende të BE për zgjerimin”, Gjosha: Propozimet të jenë më konkrete, të ketë afate e mbështetje financiare

Politikë

“Dokument nga 9 vende të BE për zgjerimin”, Gjosha: Propozimet të jenë më konkrete, të ketë afate e mbështetje financiare

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha flet për një dokument të përgatitur nga 9 vende të BE për procesin e zgjerimit si një alternativë ndaj dokumentit francez të dalë më herë. Ndërkohë...

Rrëfimi prekës i babait: Xhesika sikur e kishte ndjerë vdekjen nga tërmeti

Aktualitet

Rrëfimi prekës i babait: Xhesika sikur e kishte ndjerë vdekjen nga tërmeti

Lëkundjet e errëta të 26 nëntorit zgjuan njerëzit nga gjumi. Frika, nxori jashtë shtëpive mes mijëra shqiptarëve edhe Xhesika Biqikun. Teksa dilte, në terr tullat e pallatit goditën në kokë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!