Teuta nuk gabon, Luftëtari zhytet në krizë të plotë

Saturday, 31 August 2019 21:50

Teuta nuk ka gabuar në shtëpi, teksa ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana”, skuadra e Bledi Shkëmbit merr maksimumin dhe e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që gjirokastritët e Klodian Duros, janë zhytur në krizë në këto javë të para, teksa ende nuk kanë provuar shijen e pikës.

Sfidën e çel sulmuesi Nikaç. Malazezi godet saktë në minutën e 30-tëpas krosimit nga e djathta të Todorovskit. “Djemtë e Detit” nuk u pajtuan me epërsinë e 1 goli, teksa në fundin e pjesës së parë, dyfishuan shifrat me shkodranin Vecaj. Për të hipotekuar fitoren e Teutës, mendoi Avdyli, që me një gjuajtje të kaliburar nga distanca, i coi shifrat në 3-0. Gjirokastritët u munduan të rihapnin takimin në minutën e 60-të me Realdo Filin, por vetëm kaq, pasi në fund, durrsakët arritën të dilnin nga fusha me pikë të plota.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

E bujshme nga Gjermania, Xhaka kërkohet nga dy skuadrat rivale

Sport

E bujshme nga Gjermania, Xhaka kërkohet nga dy skuadrat rivale

Milan nuk është skuadra e vetme e interesuar për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës duket se e ka caktuar tashmë të ardhmen. Konfliktet e fundit me tifozët dhe...

Askush nuk e ka bërë më parë, Mourinho do të provojë rekordin historik!

Sport

Askush nuk e ka bërë më parë, Mourinho do të provojë rekordin historik!

Jose Mourinho ka marrë drejtimin e Tottenham, duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon. “Special One” e merr në një moment aspak të mirë ekipin e “gjelave”, pasi në Premier League, ata kanë...

E FUNDIT: Juventusi dërgon mjekun për të ndihmuar futbollin shqiptar!

Sport

E FUNDIT: Juventusi dërgon mjekun për të ndihmuar futbollin shqiptar!

Një ekspert i mjekësisë sportive për futbollin shqiptar! Nga "J-Medical", pra "Juventus Medical" në Torino te ambjentet e federatës shqiptare të futbollit, në seminar me përfaqësues stafesh mjekësore nga Kategoria...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!