Sadiku flet si lojtar i Malagës: Erdha për të qënë titullar, ja çfarë më tha Bare

E Enjte, 05 September 2019 17:23

Armando Sadiku është tashmë një futbollist i Malaga në Segunda Division. Sulmuesi elbasanas u bind nga projekti i klubit legjendar spanjoll dhe mungesa e hapësirave te Levante e shtyu të gjej formën diku tjetër.

Ndërkohë, "bomberi" i kombëtares shqiptare ka folur për herë të parë që prej transferimit te Malaga, ku ka zbuluar se është pritur mirë nga lojtarët dhe stafi, duke veçuar lojtarin e kombëtares kuqezi, Keidi Bare dhe trajnerin, Victor Sanchez.

"Trajneri më tha se nuk kishte sulmues dhe unë do të luaj. Kështu që unë jam i lumtur që gjeta akordin dhe jam këtu tashmë. Unë jam një lojtar që më pëlqen pozicionimi në qendër të mbrojtjes dhe të shënoj gola. Vij për të ndihmuar ekipin. Sot unë bëra stërvitjen time të tretë. Trajneri është një person shumë i mirë. Ai më ka shpjeguar pak se si luajmë. Jam shumë i lumtur. Jam pritur shumë mirë nga ai dhe ekipi" .-tha fillimisht lojtari kuqezi.

Sa i përket pritjes te Malaga dhe bisedave me shokun e tij të skuadrës edhe në kombëtare, Keidi Bare, Sadiku u shpreh.

"Keidi është lojtari i parë që bisedova me të. Ai më tha që kemi një ekip të mirë, vitin e kaluar dhe këtë vit gjithashtu. Jemi në një ekip të mirë, që nuk po gjen forcën për tu ngjitur në La Liga. Kjo më ka motivuar më shumë të vijë [qesh] . Bare më ka treguar për klubin dhe qytetin dhe tani është koha për të punuar. "-shtoi sulmuesi.

Ndërkaq, Sadiku zbuloi se Malaga nuk ishte skuadra e vetme që e kërkoi, por ishte ajo që e bindi.

"Kisha dy ose tre oferta në ditët e fundit. Kur doli opsioni Malaga prita të vinte këtu, prita dy ditë. Është një klub i madh. Klima në dhomat e zhveshjeve është e mirë. Trajneri na motivon çdo ditë, që nga dita e parë. Gjithçka është në rregull, ne thjeshtë po mendojmë të luajmë, nuk mendojmë për gjë tjetër."-përfundoi Sadiku.

Sulmuesi 28 vjeçar kaloi te Malaga në formulën e huazimit të thjeshtë nga Levante, aty ku pritet të ketë më shumë minuta në këmbë. Forma e treguar te Levante e "largoi" edhe nga kombëtarja shqiptare, me teknikun Edi Reja që nuk e preferoi Sadikun për dy takimet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Francës më 7 shtator dhe Islandën tre ditë më pas.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...