Sali Berisha, Muriqit dhe Vojvodës/ Nderuat futbollin dhe kombin, jeni krenari

Saturday, 07 September 2019 19:43

Kosova shënoi një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme. Dardanët mposhtën në “Fadil Vokrri” Republikën çeke me rezultatin 2-1, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Grupit A për Eleminatoret e Euro 2020.

Mes shumë mesazheve të urimit për përfaqësuesen e Kosovës nuk mungon as ai i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet ndër të tjera se, me këtë fitore Kosova i zbardhi faqen futbollit dhe kombit.

Në fund të mesazhit nuk mungon as urimi për ndeshjen e rradhës kundër Anglisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kosova ne krye. Lider i gupit A!

Miq, sot kombetarja e Kosoves ia zbardhi faqen futbollit dhe kombit!

Ajo triumfoi ne Prishtine dhe shkelqeu sot me dy golat te fantastike shenuara nga Muriqi dhe Vojvoda, me rezultatin 2:1 ndaj ekipit kombetar te Çekise.
Sot ekipi i Kosoves udheheq, i prin grupit A duke patur pas vetes ekipe si ai i Anglise, Cekise, Bullgarise etj, dhe kjo eshte histori!

Nje pershendetje vellazerore gol shenuesve Muriqi dhe Vojvoda, kapitenit Muriqi dhe trajnierit Chalandes si dhe te gjithe ekipit te mrekullueshem te Kosoves qe po ngjitet me dinjitet dhe aftesi mahnitese drejt majave te futbollit te Europes dhe botes! Urime dhe Suksese me Angline! sb

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Më tha se nuk më donte më”. 31-vjeçari vret të dashurën dhe e rrëfen në transmetim direkt

Globi

“Më tha se nuk më donte më”. 31-vjeçari vret të dashurën dhe e rrëfen në transmetim direkt

Përgjatë një trasmetimi direkt në CNN-News18, një shtetas indian dekalroi se ka vrarë të dashurën e tij natën e ndërrimit të viteve. “Kam bërë një gabim”, tha 31-vjeçari Maninder Singh, i...

Peng që prej të premtes, asnjë gjurmë për pukjanin.

Aktualitet

Peng që prej të premtes, asnjë gjurmë për pukjanin.

Një 48-vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të...

Lirim të fortësh dhe shfryrje dosjesh/ Ç'ndodhi me hetimet për 3.4 mln euro

Aktualitet

Lirim të fortësh dhe shfryrje dosjesh/ Ç'ndodhi me hetimet për 3.4 mln euro

Drejtësia shqiptare po ‘dhuron’ ditët e fundit disa vendime që kanë tronditur opinionin publik. Kjo për shkak se po lirohen persona të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë për publikun...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!