Euro 2020/ Angli-Kosovë, super-sfida për kreun e grupit, ja formacionet zyrtare

Tuesday, 10 September 2019 20:02

Kosova, plot 14 ndeshje radhazi pa humbje, luan sot përballë Anglisë, gjigantit të futbollit kontinental, në misionin historik për të marshuar drejt ëndrrës së kualifikimit në Euro 2020.

Nga ana tjetër trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, para këtij takimi, që fillon në ora 20:45, bëri tre ndryshime krahasuar me një ndeshje më parë kundër Bullgarisë. Jadon Sancho zë vendin e Marcus Rashford, Trent Alexander-Arnold zëvendëson Kieran Trippier, ndërsa Danny Rose futet në vend të Ben Chilëell. James Maddison e Tyrone Mings janë në stol, në pritje të debutimit.

Nga ana tjetër trajneri i Kosovës, Bernard Challande, e konsideroi ekipin më të mirë në botë Anglinë, por shpalosi se të besuarit e tij zbresin në fushë për më të mirën e mundshme.  Kombëtarja dardane nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Trajneri Bernard Challandes ka bërë ndryshime në formacionin me të cilin luajti kundër Republikës së Çekisë, duke e futur nga fillimi Florent Muslijan në vend të Edon Zhegrovës dhe Valon Berishën para Rashanit.

Kosova vjen pas fitores 2-0 kundër Çekisë, në këtë përballje historike. Para këtij takimi, Anglia ka 9 pikë dhe Koosva 8 pikë.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilëell, Rice, Henderson, Barkley, Sterling, Kane, Sancho.

Kosova: Muric, Hadergjonaj, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Voca, Halimi, Muslija, Celina, Berisha, Muriqi 

formacionet.png

Modifikuar më Tuesday, 10 September 2019 20:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...