Mourinho i shtang të gjithë: Messi më bëri trajner më të mirë!

Premte, 13 September 2019 15:00

Trajneri Jose Mourinho ende nuk ka gjetur një ekip ku të nisë një projekt të ri, por mbetet mjaft aktual me intervistat e tij. Ai ka folur në lidhje me kohën kur drejtonte Real Madridin dhe kishte Lionel Messin si kundërshtar. Portugezi kujton se Lionel Messi e ka bërë atë trajner më të aftë. 

"Messi nuk ka luajtur kurrë në skuadrën time. Kam luajtur kundër tij dhe më ka bërë një trajner më të mirë për të përgatitur ndeshjet dhe organizuar skuadrën. Kur them Messi përfshij të gjithë lojtarët e mëdhenj që kam luajtur kundër. Këto situata dhe rivalitete i kanë ndihmuar dhe ata vetë. Në momentin që mbyllet futbolli, rivalët më të mëdhenj mund të bëhen dhe miq dhe shijojnë atë që kanë bërë. Në kohën kur janë rivalë duhet të bashkëjetosh me atë ambicie dhe atë zjarr për të fituar", - tha ai. 

Tekniku kujton dhe kohën kur drejtonte Realin. "Kur mora Realin ishte periudhë e vështirë, pasi Barcelona po dominonte jo vetëm në fushë, por dhe në popull. Ata luanin mirë dhe kishin futbollistë të shkëlqyer. Ne duhet ta thyenim këtë dominim. Atë periudhë e gjithë vëmendja e botës ishte në La Liga, pasi përballeshin Ronaldo dhe Messi. Unë erdha nga Interi, Pep ishte në Barcelonë, por më e rëndësishme se të gjithë ne së bashku janë Reali dhe Barcelona, është dashuria dhe pasioni që keni për futbollin", - tha ndër të tjera Mourinho. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...