Champions/ Napoli shemb kampionët, paqe në Dortmund-Barcelona

Tuesday, 17 September 2019 23:09

Mbrëmje e çmendur në Champions League, me rezultate të jashtëzakonshme anembanë kontinentit. Napoli ka befasuar kampionët në fuqi të Europës, teksa në “San Paolo” kanë dominuar Liverpulin me rezultatin 2-0. Italianët anë realizuar dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me penalltinë e kthyer në gol nga Mertens në minutën e 82-të, ndërsa vulën e vuri Fernando Jorente në kohën shtesë, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së kuqe.

Barazim 0-0 në “Signal Iduna Park” mes Borusias së Dortmundit dhe Barcelonës. Një 0-0 i gënjeshtërt, pasi vendësit kanë pasur mundësi të arta shënimi, me Rojs që ndalet nga Ter Shtegen nga 11 metrat apo traversat dhe shtyllat e goditura. Barça nuk arrin të prodhojë shumë para dhe as futja e Mesit nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve.

 

Salcburgu luan tenis me Genkun dhe adoleshenti Haland shënon një tripletë në suksesin 6-2 të austriakëve duke konfirmuar se është një nga yjet e ardshshëm të futbollit. Fiton Red Bulli i Salcburgut, po kështu bën dhe Red Bulli tjetër, ai i Lajpcingut, që thyen Benfikën në Lisbonë me shifrat 1-2. Timo Verner udhëheq të tijtë me dy gola, ndërsa Seferoviç shënoi shumë vonë për portugezët, që dolën të thyer.

 

Ajaksi nuk has vështirësi ndaj Lilës. Në sfidën e luajtur në Amsterdam, holandezët shënojnë 3 herë përballë francezëve me Promes, Alvarez dhe Taljafiko. Surpriza e tjetër e mbrëmjes vjen nga Londra, ku Celsi dorëzohet përballë Valencias, me spanjollët që fitojnë 1-0 në “Stamford Bridge” pas golit të Rodrigos në minutën e 74-ët.

Champions League

 

Grupi E
Napoli-Liverpul 2-0
Salzburg-Genk 6-2
Grupi F
Inter-Slavia Pragë 1-1
Borusia-Barcelona 0-0
Grupi G
Lion-Zenit 1-1
Benfika-Lajpcing 1-2
Grupi H
Ajaks-Lila 3-0
Çelsi-Valencia 0-1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...