Champions sjell sot të tjera sfida magjike, në fushë zbret Ronaldo

E mërkurë, 18 September 2019 13:28

Mbrëmja e së martës dha vetëm një shijim të asaj që duhet të presim nga edicioni i ri i Champions League, që zbret sërish sot në fushën e lojës me të tjera sfida gjigandësh që premtojnë spektakël. Pas përballjes në 1/8 e sezonit të shkuar, Atletico Madrid dhe Juventus luajnë ndeshjen e parë direkte në Grupin D. Një test force sidomos për Juventus, që pasi flirtoi me triumfin europian në vitet e fundit ka objektiov kryesor fitimin e trofeut të Champions.

Ronaldo Champions League Team Main Art

Cristiano Ronaldo është arma më e fortë e “Zonjës së Vjetër” dhe frika më e madhe për madrilenët e “Cholo” Simeones, pasi portugezi ka si pre të preferuar skuadrën e tij. Kielini është mungesa e madhe e juventinëve, ndërsa ende nuk ka siguri për formën e Miralem Pjanic.

5d810e3e3b77e.image

Nga ana tjetër, Atletico duhet të bëjë në këtë sfidë pa Alavro Morata, që vuan një dëmtim në gju, ndërsa ashtu si në përballjen e fundit në “Wanda Metropolitan” kërkon të shfrytëzojë në mënyrën më të mirë faktorin fushë.

 1vc1134thumb

Një tjetër sfidë e madhe në mbrëmjen e sotme në Champions është ajo mes Paris SG dhe Real Madrid në Grupin A. Mes dëmtimesh dhe pezullimesh, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane vjen në këtë ndeshje me thuajse një formacion jashtë. Nga Sergio Ramos te Modric, Marcelo e Isco mungojnë në premierën e “los bloncos” në këtë edicion të turneut të tyre të preferuar.

Nuk është më e mirë situata te Paris SG. Mungesat e Cavani dhe Mbappe janë të njohura, ndërsa edhe Neymar nuk mund të luajë për shkak të pezullimit. Në këtë mënyrë, Mauro Icardi ka mundësinë më të mirë për të treguar veten në një arenë si ajo e Ligës së Kampioneve.

Fcbhippo Xtralargesixteentonine

Bayern Munich nis rrugëtimin në Champions si favorit absolut në sfidën e parë të Grupit B, pasi bavarezët presin në fushën e tyre Crvena Zvezda. David Alaba është mungesa e vetme e madhe për kampionët gjermanë, ndërsa Niko Kovac nuk do të kursejë asgjë nga altileria e rëndë për të shpërblyer të gjitha pritshmëritë, në një grup ku rival kryesor është Tottenham. Finalistët e sezonit të shkuar, debutojnë në transfertën e Pireut kundër Olimpiakos.

Inline 2721544 4.3

Jashtë fushës së tij luan ndeshjen e parë në Grupin C, Manchester City. Me vetëm një qendërmbrojtës në dispozicion për shkak të dëmtimeve, kampionët anglezë zbresin në fushën e Shakhtar Doneck, pas goditje së rëndë që morën në fundjavën e Premier League. Mbrëmja e sotme në Champions do të mbahet mend gjatë edhe nga Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të debutojë në turneun më prestigjoz të futbollit europian për klube, pasi Atalanta luan sfidën e parë historike në transfertën kundër Dinamo Zagreb.
(balkanweb)

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 13:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...