E jashtëzakonshme Majlinda Kelmendi, fiton medaljen e artë në Abu Dhabi

E Enjte, 24 October 2019 17:08

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në grand slamin e Abu Dhabit, për herë të dytë në karrierë, pasi mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida në finalen e kategorisë deri 52 kg.

Xhudistja kosovare e mposhti italianen pas një lufte të ashpër dhe dërrmuese në kohë shtesë, duke triumfuar me ippon në Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të dytë në karrierë pas së artës më 2014-ën.

Në një përsëritje të finales së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, Kelmendi doli më e mirë se Giuffrida përsëri, duke e fituar medaljen e saj të shtatë grand slam në karrierë.

 

Si parashikohej, dueli për medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë ishte fantastike dhe zgjati rreth tetë minuta.

Koha e rregullt prej katër minutave u mbyll pa fitues, por me nga dy kartonë të verdhe për finalistet.

Në golden score, 28-vjeçarja nga Peja tregoi përvojën e madhe dhe qëndrueshmërinë duke e hedhur në dysheme italianen me një hedhje ippon.

Kelmendi e arriti finalen e dytë në karrierë në Abu Dhabi pa ndonjë vështirësi, duke e hedhur në dysheme çdo xhudiste që i doli përpara.

Rundin e parë, ajo e kaloi pa duel, ndërsa në rundin e dytë e mundi Salimata Fofanan.

Në rrethin e tretë e mposhti Anna Kazyulinan e Kazakistanit, para se ta shkatërronte Park Da Solin për një vend në gjysmëfinale.

E për ta siguruar finalen, kosovarja e mundi britaniken Chelsie Giles në gjysmëfinale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...