Juventus feston 122-vjetorin e themelimit

Premte, 01 November 2019 14:51

1 Nëntori është një ditë feste për tifozët e Juventusit, dhe kjo gjë vazhdon prej 122 vitesh. Juventusi u themelua në vitin 1897 nën emrin Sport- Club Juventus, nga një grup studentësh torinez.

“Zonja e Vjetër” ka arritur që pjesën dërrmuese të historisë së saj, ta luajë në Seria A, me përjashtim të sezonit 2006-2007,  ku për shkak të skandalit “Calciopoli”, skuadra u dënua me zbritje nga kategoria duke iu hequr dhe 2 tituj të viteve 2005 dhe 2006.

Titullin e parë skuadra e mori tetë vjet pas themelimit të saj, në vitin 1905 ndërsa periudhën më të artë në Seria A,  e ka në këtë dekadë që po mbyllet, ku ka arritur të shpallet tetë herë kampion radhazi duke filluar në vitin 2012.

Në historinë e saj klubi numëron 35 kampionate të Seria A, 13 kupa të Italisë, 8 superkupa të Italisë, 2 kupa evropiane (përfshirë Championsin), ndërmjet dhe shumë trofeve të tjerë.

Juventus, përveç se një nga ekipet më të mëdha në Itali, e njëjta gjë  vlen dhe në arenën ndërkombëtare, ku gjithmonë është një nga pretendentët kryesore për trofetë evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...