PSG-ja vendos përfundimisht për Mauro Icardin

Hënë, 11 November 2019 14:00

I kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions për të fituar zemrat e tifozëve të Paris Saint Germain por edhe duelin me Edinson Cavanin. Mauro Icardi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe sipas mediave italiane në fund të sezonit PSG do të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro. Icardi i cili ka përfituar edhe nga dëmtimi për t’u aktivizuar titullar që në javët e para pas transferimit të tij në Ligue 1, e ka fituar tashmë duelin me El Matador i cili nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë edicion dhe në fund të sezonit do të largohet me parametër zero pasi i përfundon kontrata. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brest të cilën e nisi si titullar uruguaiani nuk la shenjë dhe duhej hyrja e Icardit që u fut në fushë në të 80-ën dhe 5 minuta ndryshoi fatet e takimit duke realizuar golin e fitores 1-2 për PSG. Statistikat flasin për argjentinasin i cili ka një raport shumë të mirë përsa i përket minutave të luajtura dhe golave të shënuar dhe për këtë arsye drejtuesit e Paris Saint Germain kanë vendosur që tani për të blerë përfundimisht kartonin e Icardit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...