Gjashtë pankina radhazi: Florenzi i liron korsinë e Romës Hysajt

Hënë, 11 November 2019 18:46

Nga kapiten e lider i ri i skuadrës, pas lamtumirës së Daniele De Rossi, në zgjedhjen e dytë (ose të tretë) të teknikut Fonseca. Ka ndryshuar shumë, në fare pak muaj, jeta futbollistike e Florenzi, që tashmë është bërë një rezervë e Romës ose, për të përdorur fjalët e zgjedhura nga tekniku në vigjilje të trasfertës së Parmës, “një opsion”. Në gjashtë ndeshjet e fundit, mes kampionatit e Europa League, mbrojtësi i djathtë nuk ka zbritur kurrë në fushë si titullar pavarësisht mungesa të ndryshme që kanë kondicionuar rotacionin e teknikut Fonseca.

Florenzi ka treguar në vite aftësite teknike të mëdha, që i lejojnë të luajë si mbrojtës, por edhe si sulmues krahu e mesfushor. Karakteristika që, duke parë dëmtimet e shumta në organikën verdhekuqe, mund ti kishin shërbyer Fonseca, që ndërkohë bëri zgjedhje të tjera: në mbrojtje titullarë janë Kolarov e Spinazzola, me Santon që u bë alternativa e parë. Në sulm, kapiteni është mbyllur nga Kluivert, Zaniolo, Under, Pastore e Perotti. E edhe në mesfushë situata nuk ndryshon, duke parë se në atë rol Fonseca ka preferuar të adaptojë një qendërmbrojtës si Mancini.

Kështu, e ardhmja e Florenzi në Romë nuk është më kaq e sigurtë e që në janar mund të lëvizë dicka. Në qershor është Euro 2020 e është në takim që romanisti nuk ka ndërmend ta humbasë. Inter e Fiorentina e duan prej kohësh, por edhe jashtë nuk mungojnë të interesuarit për të, mbi të gjitha Lyon i Rudi Garcia, që mezi pret ta ketë sërisht nën urdhëra. Roma në anën tjetër duket e ftohtë në qendrimin ndaj kapitenit, edhe pse verdhekuqtë kanë hedhur sytë pikërisht tek një tjetër kapiten, por atë të kombëtares së Shqipërisë Elseid Hysaj, që në janar mund të largohet nga Napoli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...