“Nuk pranoi 50 milionë, tani Hysaj do ikë nga Napoli me parametër zero”: menaxheri i lojtarit vendose veton

E Enjte, 14 November 2019 16:50

Elseid Hysaj është i impenjuar në mbrëmje në ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë kundër Andorrës, për kualifikueset e Euro 2002, por menaxheri i tij Mario Giuffredi nuk humb kohë të vendosë për të ardhmen e shkodranit. “Çfarëdo të ndodhë, do të vijnë rezultate të rëndësishme. Nëse do të largohemi, do të bëjmë atë që duhet ta bënim që në verë. Nëse nuk do të ikim, Napoli do të humbasë lojtarin me parametër zero, por ne besojmë dhe i shohim gjithnjë gjërat në mënyrë pozitive. Napoli një vit e gjysëm më parë mund të përfitonte 50 milionë nga Chelsea, nëse qendron në Napoli, rrezikon të lërë të lirë pa futur në arkat e klubit asnjë euro”.

E ka bërë të qartë menaxheri i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, për mikrofonët e ‘Radio Punto Nuovo duke folur për të ardhmen e Hysaj. “Këmbim me Florenzi? Nuk më rezulton kështu, Hysaj i pëlqen shumë Romës, por nuk di asgjë për këmbimin. Roma ka nevojë për një mbrojtës krahu, Spinazzola është një lojtar i fortë, por shpesh ka probleme. Florenzi nuk konsiderohet një mbrojtës, por nga ajo që shoh në shtyp Fonseca nuk është se po i jep hapësirë në asnjë rol”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...