Mungon në Tiranë, Benzema nis luftë të re me Francën: “Më lini të luaj me Algjerinë”

Diel, 17 November 2019 18:02

Në mbrëmje, në Shqipëri, Didier Deschamps do të festojë pankinën e 100 si trajner i Francës. E gjithnjë, pa sulmuesin më të mirë francez të historisë së Real Madrid në organikë. Goditjen e fundit, Karim Benzema, e ka marrë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, që ka mbytur pa lindur ende debatin e ditëve të fundit mbi mundësinë e grumbullimit të kampionit të klubit spanjoll. “Historia e tij me Francën është mbyllur”, ka thënë Noel Le Graet, duke provokuar reagimin e lojtarit: “Atëherë më lini të luaj me një tjetër kombëtare”.

Referimi i Benzema është për Algjerinë, vendi i origjinës së prindërve, që sigurisht nuk do të hiqte dorë nga një sulmues që ka shkuar në gol në 15 edicione të Champions League radhazi, i dytë vetëm pas Messi, e francezi i parë që arrin në kuotën 200 gola në vitet 2000 me klubet e tij. Me pak fjalë, një makinë golash nga i cili Franca hoqi dorë pas skandalit të videos sexy të Valbuena, që sipas hetuesve Benzema i përdori për të shantazhuar kolegun e Bleus. Të dy u përjashtuan nga kombëtarja, por sulmuesi akuzoi pastaj Deschamps “se u dorëzua tek pjesa raciste e shoqërisë franceze”.

Që atëherë Benzema përfundoi në harresë, por pa kompromentuar rrugën e Francës, finaliste e Europianit të shtëpisë në 2016, por më pas kampion bote në 2018 në Rusi. Pak muaj nga Europiani i ri, po kthehej në vëmendje debati për një thirrje të re për Benzema, por presidenti i Federatës Noel Le Graet mbylli historinë: “Benzema është një lojtar i mirë – shpjegoi ai për RmcSport – e nuk e kam kritikuar kurr për kualitetin. Përkundrazi, këtë vit po tregon me Real Madrid se është një nga më të mirët në botë, por aventura me Francën është mbyllur”. Vetëm pak orë më pas, përmes Twitter, Benzema është përgjigjur: “Noel besoja se nuk ndërhynte në vendimet e trajnerit, por duhet të dijë se vetëm unë mund ti jap fund karrierës sime në kombëtare. Por nëse mendon se ka mbarur, atëherë më lejo të luaj për vende për të cilat jam ende i grumbullueshëm e do të shohim”. Propozimi i drejtuar për Algjerinë është kundër rregullores së Fifa, duke qenë se Benzema, kampion Europe U17 me Bleus, ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares franceze, duke shënuar 27 gola.

 

Noël je croyais que vous n’interfériez pas dans les décisions du sélectionneur!Sachez que c’est moi et moi seul qui mettrait un terme à ma carrière internationale.
Si vous pensez que je suis terminé, laissez moi jouer pour un des pays pour lequel je suis éligible et nous verrons.

 
77.5K people are talking about this
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Lifestyle

Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar...

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

Kronikë

Aksident në rrugën e Zall Bastarit në Tiranë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 24- vjeçar

  TIRANANjë aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar. Saktësisht, një mjet ka dalë nga rruga tek vendi I quajtur...

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

Aktualitet

“Nuk më pëlqen fare kur …”- Zef Deda flet për aktrimin e djalit të tij Julian Deda dhe humorin në vendin tonë: S’janë të aftë të shkruajnë një batutë

  Aktori i mirënjohur Zef Deda ka folur hapur për mënyrën e aktrimit të artistëve të rinj sot. Ai është shprehur se sot aktorët nuk bëjnë për të qeshur pasi libretisti që...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!