“Po bënin detyrat e shtëpisë”: Pioli mbron lojtarët e tij me telefon në dhomat e zhveshjes

Tuesday, 26 November 2019 16:56

Cështja e telefonave konsiderohet e mbyllur për Milan. Ai që i ka vënë pikë polemikave në rrjetet sociale që shpërthyen pas publikimit të imazheve të Biglia, Kessie e Rebic me smartphone në dhomat e zhveshjes në San Siro para fillimit të ndeshjes me Napoli, ka qenë tekniku Stefano Pioli: “Dua të qartësoj – ka deklaruar trajneri sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera – se përsa i përket përdorimit të telefonëve kam përfshirë një rregull të ashpër që parashikon që lojtarët nuk mund ta përdorin në drekë e në darkë”.

“Unë i pranoj pa replika kritikat për rezultatet që ne të parët do të donim të ishin ndryshe – ka shtuar Pioli – por do doja të qartësoja që përpara ndeshjeve përdorimi i telefonit për lojtarët është i lejueshëm për dy motive. Nga njëra anë relaksohen duke dëgjuar muzikën e preferuar, gjë që ndodh në të gjitha skuadrat e Italisë që kur ekzistojnë smartphonet, nga ana tjetër cdo lojtar duhet të konsultohet me app që stafi teknik i ka dorëzuar. Cdo futbollist ka video për të mbajtur mend, për të studiuar karakteristikat e kundërshtarëve qëluajnë në zonën e tyre të kompetencës. Praktikisht po zhvillonin një lloj detyre shtëpie”.

Stafi i Pioli ka përsëritur tek Milan eksperiencën e bërë tek Fiorentina, me një app që lojtarët mund ta përdorin për të riparë video e përgatitjes së ndeshjes, me fazën e zotërimit dhe mos zotërimit të topit e gjithë imazhet që kanë të bëjnë me kundërshtarin. Asnjë neglizhencë nga ana e lojtarëve, akuza për mungesë profesionalizmi kthehet mbrapsht nga tekniku milanist: “Po kryenin detyrën e tyre. E kuptoj që në pamje të parë imazhe të tilla mund të sjellin reagimin e këtin lloji, por nëse do të isha i sigurtë se lojtarët kishin qëllim të dërgonin mesazhe para një ndeshje të rëndësishme, unë i pari do të isha nervozuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...