Befason Juventusi, dhuratë Sarrit zbulimin e madh të sezonit

Tuesday, 24 December 2019 12:18

Juventusi pranë goditjes së madhe në merkaton dimërore. Sikurse shkruajnë në faqet e tyre të para “Tuttospot” dhe “Corriere dello Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, Paratici dhe Nedved, kanë arritur “të djegin” konkurrencën e skuadrave të mëdha europiane si Manchester United, Borussia Dortmund dhe Leipzi për talentin 19-vjeçar të Salzburgut, Erling Braut Haaland. Djaloshi anglo-norvegjez, zbulim i këtij sezoni pasi ka shënuar 28 gola në vetëm 22 takime, do të jetë dhurata e parë e çmuar për Maurizzio Sarrin në janar.

Kampionët e Italisë, me një lëvizje të befasishme kanë lënë pas në bisedime konkurrentët e tjerë, falë edhe ndërmjetësimit të Mino Raiolas, i cili ka udhëtuar bashkë me Haaland drejt Gjermanisë për të dëgjuar ofertat e Dordmundit dhe Leizpigut. 19-vjeçari ka preferuar “Zonjën e Vjetër”, një skuadër të madhe që konkurron në nivelet më të larta si në Serinë A dhe në Champions.

Mësohet se Juventusi do të bëjë të tijin talentin e madh të Salzburgut për vetëm 30 milionë euro (plus bonuset), shuma e vendosur si klauzolë largimi në kontratën e sulmuesit me ekipin austriak.

Klubi më i titulluar në Itali me blerjen e Haaland kompleton një repart sulmues ëndrrash me CR7, Dybala dhe Higuain.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...