'Pa fjalë!...' Ky është mesazhi i Messit pas tragjedisë së Kobe Bryant

Hënë, 27 Janar 2020 11:34

Nuk kishte si të mungonte reagimi i Lionel Messit pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Në një reagim në rrjetin social “Instagram”, Lionel Messi i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-basketbollistit.

Nuk kam fjalë ... E gjithë dashuria ime për familjen dhe miqtë e Kobe. Ishte kënaqësi të takoheshim dhe të ndanim momente të mira së bashku. Është larguar një gjeni i rrallë”, shkroi Messi. 

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, bashkë me shtatë persona të tjerë, humbën jetën të dielën nga rrëzimi i helikopterit me të cilin po udhëtonin në periferinë e Los Anxheles.

Kujtojmë që Bryant kaloi 20 vjet me skuadrën e tij La Lakers dhe ishte një ndër ikonat e basketbollit botëror.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...