Gafat me bilbil, dënohen katër arbitra. Alla dhe Bastari pezullim pa afat në Superiore, zbardhet takimi në FSHF

E mërkurë, 29 Janar 2020 09:19

Dita e gjykimit. Ar bitrat shqiptarë janë vënë përpara përgjegjësisë shpesh gjatë kësaj gare, por me çfarë ka ndodhur në dy javët e fundit (mesjavë dhe fundjavë) janë bërë vërtet për t’u gjykuar. Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka zhvilluar një takim me të gjithë arbitrat e Kategorisë Superiore dhe asistentët me stemën e FIFA-s, në kuadër të gabimeve drastike të ndodhura në javën e 18-të dhe 19-të. 

Behet e ditur se ekskluzivisht se ata që pritet ta pësojnë më së shumti janë Laver Alla dhe Erjon Bastari. Ndërkohë, që pritet të ketë pezullime edhe për kryesorin tjetër me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji si dhe arbitrin Klajdi Kola.

VENDIMET DRASTIKE

Nga mbledhja me dyer të mbyllura në ambientet e FSHF-së, gazeta mëson se Laver Alla dhe Erjon Bastari pritet që të pezullohen gjatë. Me gjasë, nga çfarë mësohet nga burime pranë FSHF-së, dyshja e kryesorëve mund të mos arbitrojë më në Kategorinë Superiore deri në fund të këtij edicioni.

Laver Alla

Kryesori nga Kolegjiumi i Lushnjës e pëson për shkak të penalltisë së paakorduar në ndeshjen Teuta-Bylis, ku mungon për miqtë ballshiotë dhe të tjera raste të konsideruara të gabuara. Ndërkohë, për Bastarin, masa e pezullimit do të jetë për shkak të gabimeve në ndeshjen Luftëtari-Kukësi, ku flagrante janë mohimi i golit dhe i një penalltie për vendësit.

PEZULLIMET KLASIKE

Javë pas jave, gabimet arbitrare janë pezulluar dy deri në 4 javë. Arbitrat, kryesorë apo asistentë, janë lënë pushim për gabime të ndryshme. Kësisoj të tillë pezullim pritet të ketë edhe për kryesorin me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji për shkak të golit të Elton Kalesë në ndeshjen Tirana-Bylis, 2-1, për prekje të topit me dorë nga sulmuesi.

JORGJI BYLIS

Gjithashtu, pezullim pritet të ketë edhe kryesori i ndeshjes Tirana-Luftëtari, Klajdi Kola, për penalltinë në favor të Ngosë dhe bardhebluve. Për të dy gjyqtarët, pezullimi mund të jetë 2 deri në 3 javë. Gjithçka është në dorë të komisioneve të vlerësimit të arbitrave, të cilët nuk publikojnë pezullimet e gjyqtarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...