Bashkëshortja e Kobe Bryant flet për herë të parë pas vdekjes së burrit: Jemi të shkatërruar…

E Enjte, 30 Janar 2020 09:34

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, së bashku me shtatë persona të tjerë humbën jetën pak ditë më parë në një aksident me helikopter. Lajmi i ka tronditur të gjithë dhe familjarët ndihen të shkatërruar. Bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa Bryant ndihet e shkatërruar, kanë treguar miqtë e saj për People.

Ndërsa ditën e djeshme ajo publikoi një foto të gjithë familjes së bashku në profilin e saj në Instagram. Në krah të fotos ajo me disa fjalë prekëse ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.

“Vajzat e mia dhe unë duam të falënderojmë miliona njerëz që kanë treguar mbështetje dhe dashuri gjatë kësaj kohe të tmerrshme për ne. Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja. Ne patjetër kemi nevojë për to. Jemi shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e burrit tim të dashur Kobe, babai i mrekullueshëm i fëmijëve tanë.

Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen tonë në këto momente. Ne ishim aq shumë të bekuar që kishim Kobe dhe Gigin në jetën tonë edhe pse ikën shumë shpejt. Jemi shkatërruar edhe për familjet që humbën të dashurit e tyre në aksidentin e tmerrshëm dhe ndajmë me ta në pikëllimin. Faleminderit shumë për lutjet tuaja dhe për dashurinë që tregoni ndaj Kobe, Gigit, Natalias, Biankas dhe Caprit”- shkruan bashkëshortja e Kobe Bryant në Instagram.

Ndërsa dje gruaja e Kobe Bryant ka publikuar një foto të bashkëshortit dhe vajzës së saj të ndjerë, Gianna si foto profili ne Instagram.

Gruaja e ish-superyllit të NBA, Vanessa Bryant, nuk ka folur që prej kohës kur Kobe dhe vajza e tyre 13-vjeçare vdiqën tragjikisht të dielën kur helikopteri i tij u rrëzua në Kaliforni.

Burimet kanë thënë se Vanessa është përpjekur të qëndrojë e fortë për tre vajzat e tyre të mbijetuara, por është e shkatërruar dhe mezi mund ta mbahet nga tragjedia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...