Zbulohet pse është lënë jashtë Partizanit Kërçiku..

Hënë, 10 February 2020 09:41

Dorian Kërçiku është goditja e parë e Partizanit në merkaton e janarit, ku duhet pranuar që afrimet kanë qenë me pikatore te kampionët në këtë sezon dimëror. Ndonëse ka kaluar një muaj që është pranë të kuqve, ish-mbrojtësi i Tiranës akoma nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Partizanit në ndeshje zyrtare. 

Gjithsesi, paraqitjen e parë me fanellën e kuqe Kërçiku e ka bërë të shtunën me Partizanin B, në Kategorinë e Dytë, ku luajti vetëm 45 minutat e para ndaj Adës së Velipojës. Kaq ka mjaftuar që misioni i mbrojtësit me B-në të jetë i përmbushur, duke i hapur rrugën aktivizimit me skuadrën e parë. Vonimi i debutimit për Kërçikun nuk ka ardhur për arsye që janë thënë deri tani nga klubi, por nga mënyra se si Partizani e ka federuar lojtarin.

Aktivizimi me skuadrën B ka bërë që “Panorama Sport” të zbulojë edhe arsyen e vërtetë se pse Kërçiku nuk ka luajtur deri tani me kampionët. Federimi me ekipin e dytë është një manovër që Partizani e ka përdorur shpesh edhe në të shkuarën, në mënyrë që të krijojë hapësira për afrime lojtarësh nga tregu i huaj, pa lëvizur listën e të federuarve në verë. E njëjta rrugë është ndjekur edhe me Kërçikun, që si lojtar shqiptar e ka federuar te Partizani B, duke lënë hapësira tek ekipi i parë, me shpresën që deri në limitet e merkatos do të gjente ndonjë alternativë nga tregu i huaj, ku dihet se kërkoheshin përforcime në fazën sulmuese.

Në kushte të tilla, ish-mbrojtësit bardheblu i është dashur të presë, pasi në fillim duhet të debutonte tek ekipi B, aty ku ishte federuar dhe më pas i hapet rruga e aktivizimit pa problem tek ekipi i parë. Është thënë shpesh si justifikim se vonesa e debutimit të Kërçikut ka ardhur nga dëmtimi që pësoi gjatë fazës në Turqi, por prapaskena është se ai nuk mund të lunte me skuadrën e Sormanit pa bërë si fillim “adetin” me Partizanin B.

Kështu që nga e mërkura, ku luhet ndeshja e Kupës me Besëlidhjen, Dorian Kërçiku ka mundësi të kontribuojë te kampionët. Tani trajneri Sormani ka një alternativë më shumë në krahun e djathtë. Kërçiku vetëm në ditët e para ka folur si pjesë e Partizanit dhe tani pritet që ai ta tregojë veten në fushë, duke nisur nga e mërkura në Kupë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...