Fusha e stadiumit të ri, në gjendje skandaloze prej konfliktit FSHF-qeveri

Premte, 21 February 2020 08:46

Në Shqipëri është ndërtuar një stadium me një vlerë ndërtimi që mund të kapë shifrën totale të rreth 80 milionë eurove, por fusha e të cilit është skandaloze. Për gjendjen e së cilës, faktorët janë disa. Një dhe kryesorja që do ta kishte shmangur që në krye të herës gjendjen e tillë të tapetit të barit, do të ishte prania e disa llambave ngrohëse.

SISTEMI I LLAMBAVE PËR BARIN 

Thuajse në 80 stadiume të kampionateve elitare në botë përdoret një sistem llambash, të cilat ndriçojnë kryesisht stadiumet ku ka mungesë të rrezeve të diellit për shkak të mbulesës, ose kur bëhet fjalë për shtete me temperatura të ulëta dhe kushte atmosferike jo të përshtatshme për fushën në gjendje optimale. E për ta përmirësuar këtë gjë, përdoret një sistem llambash, të cilat mund të kushtojnë nga 200-400 mijë euro, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre gjatë gjithë vitit. Një i tillë ka munguar në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare”.

SHKAKU 

Që në krye të herës, kur u projektua një stadium i mbuluar, është parashikuar edhe pakësimi i rrezeve të diellit mbi fushë. Kësisoj, do të duhet të ishte blerë sistemi i llambave për të ndihmuar rritjen dhe situatën normale të barit, që në ditët e para pasi është vendosur bari në stadium. Por, duke qenë se FSHF është në konflikt të hapur me qeverinë për çështjen e rimbursimit të TVSH-së, atëherë lindin edhe mungesa të tilla. Thënë shkurt, në investimin e dhënë nga FSHF, nëpërmjet fondeve të UEFA-s dhe FIFA-s, institucionit të futbollit në vend i mungon një shifër prej 2 milionë eurosh, të parimbursuara nga qeveria. Kjo është edhe një nga shkaqet që FSHF nuk ka nxituar të investojë për shifra që i kalojnë parashikimet. Ndaj, në pritje të vendimit gjyqësor për atë shifër të ardhurash, nuk do të ketë alokim fondesh të tjera për përfundimin e pjesës sportive në stadium.

“SHOQËRIA KUQ E ZI” 

“Shoqëria Kuq e Zi” është ajo që ka marrë në dorëzim stadiumin, me një partneritet mes FSHF-së dhe qeverisë shqiptare. Ajo ka nënshkruar edhe të drejtën e shitjes së emrit dhe tanimë, një pjesë e atij fondi do të mund të menaxhohet për administrimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e stadiumit në parametrat optimalë. Ndaj, edhe në rast se gjyqi mes FSHF dhe qeverisë do të zgjasë pambarimisht, “Shoqëria Kuq e Zi” mund të futet në tender për të marrë sistemin e ndriçimit, duke bërë administrim të fondeve që mbledh apo ka mbledhur deri më tani për stadiumin e ri kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...