JAVA E 23-ë/ Tirana në “qiellin e shtatë”, Skënderbeu me fytyrën e dikurshme, Kukësi përtokë

E mërkurë, 26 February 2020 10:13

TIRANA (8)

Çfarë karakteri ndaj Kukësit! Bardheblutë nuk dorëzohen kurrë dhe 10 minutat e fundit janë pa dyshim zona e tyre e ndëshkimit të kundërshtarëve. Skuadra e Egbosë nuk stonon ndaj verilindorëve, edhe pse fillimisht e pëson prej një pakujdesie në mbrojtje. Mirëpo, goditja e dënimit e kthyer në gol nga Batha dhe inkursioni spektakolar i Kobinah e bënë Tiranën me krah. Një përmbysje fantastike ndaj ekipit rival për titull dhe mbi të gjitha duke marrë komandën e Superiores. Si kurrë më parë, bardheblutë shkojnë në derbi me disa avantazhe.

LAÇI (7)
Kurbinasit rikthejnë qetësinë me një fitore që e sigurojnë brenda pjesës së parë në Vlorë. Dy humbjet radhazi në kampionat u harruan tashmë dhe një lajm i mirë është fakti se sulmuesit kryesorë, Nuabueze dhe Xhixha, shënojnë dhe njëkohësisht ekipi merr pikët e plota. Kalendari në vijim u jep një dorë të mirë bardhezinjve.

SKËNDERBEU (7)

Fitore spektakolare ndaj Teutës në një ndeshje dramatike që u mbyll me portierin Koliçi në versionin e heroit, teksa priti penalltinë e Kallakut. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Meksi, bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, ndërsa dopieta e Bregut ishte si qershia mbi tortë. Një Skënderbe fantastik në këtë 2020, duke dhënë sinjale të qarta se kërkon të shmangë rrezikun e zonës “play out”.

VLLAZNIA (7)

Nëse shikon rezultatin 4-0 të krijohet përshtypja se shkodranët kanë shkëlqyer në çdo aspekt, por ndeshja ndaj Luftëtarit nuk ka qenë aq e thjeshtë në fushë. Kuqeblutë rrezikuan të barazoheshin disa herë, derisa dopieta e Zhunior mbylli historinë e takimit. Megjithatë, kuqeblutë morën tri pikë të arta në shtëpi.

BYLISI (6.5)

Një skuadër me plot kuptimin e fjalës. Ballshiotët nuk duan t’ia dinë as për mungesat e shumta, por edhe kur pësojnë dy gola shumë shpejt ndaj kampionëve në fuqi. Gjejnë forca për të reaguar dhe në fund marrin një pikë në një takim që mendohej se u humb.

PARTIZANI (5.5)

Mëkat të mos dalësh me fitore kur që në startin e ndeshjes shënon dy gola. Përtej problematikës së gjykimit, të kuqtë treguan se e kanë të vështirë të përballojnë presionin e një ekipi që i kundërvihet me agresivitet dhe ka freski fizike.

TEUTA (4.5)

E barazon dy herë Skënderbeun, madje në fund ka shansin të shënojë edhe me penallti për të dalë me një pikë, por shpërdoron. Këtë herë durrsakët futën “ujë” në mbrojtje nga të gjitha anët.

LUFTËTARI (4)

Ndizet dhe fiket si me telekomandë, por përveçse nuk di të shënojë, shpërfytyrohet në mbrojtje. Këtë herë mbrojtësit ia bëjnë edhe më të vështirë me gafat e njëpasnjëshme, duke dënuar ekipin.

FLAMURTARI (4)

Fitorja në Gjirokastër u zhvlerësua shpejt, madje skuadra e Troisit shfaqi oshilacione të frikshme ndaj Laçit. Gabime të pafalshme në mbrojtje dhe një humbje që fik çdo shpresë për mbijetesë.

KUKËSI 4

Të jesh deri në minutën e 85-të në avantazh dhe më pas të përmbysesh, duket e pafalshme për një ekip që synon titullin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...