Akuzat/ 2 të arrestuar e 9 nën hetim pas derbit Tirana-Partizani

Saturday, 29 February 2020 10:38

Janë 11 tifozë të proceduar, ndër ta dy të arrestuar  për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin ‘Air Albania’.

Më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin ‘Air Albania’ u zhvillua ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Tiranës dhe Partizanit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy tifozë, për veprat penale ‘Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’, konkretisht:

A. M., 24 vjeç dhe M. U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ‘Shkatërrim prone’ dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M. H, A. P, G. M, L. T, A. M, A. O, K. R, R. J,. dhe K. M.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Modifikuar më Saturday, 29 February 2020 10:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...