Partizani në vështirësi të mëdha, zbardhet “kleçka” me klauzolën e Sormanit

Diel, 01 Mars 2020 10:39

Humbjet në derbi, zakonisht, pasojat më të mëdha i shkaktojnë në stolin drejtues. Në dy humbjet e para të ndodhura në derbi në epokën “Demi” në 7 sezone, trajnerët e kanë paguar me largimin nga puna. Hasan Lika u largua pas humbjes 1-0 më 7 shkurt 2014, ndërsa Franko Lerda u shkarkua pas humbjes 2-1 në derbin e 13 dhjetorit të vitit të shkuar.

Por, Sormani do të bëjë ndryshim, pasi drejtori Rama e pohoi pas humbjes 5-1 në derbi se duhet të lëkundet fanella e gjyqtarit Xhaja dhe jo stoli i Sormanit.

Gjithsesi, për të ardhmen e trajnerit italian hyjnë në lojë edhe disa llogari e kushte të tjera. 54-vjeçari në janar thuhet se ka firmosur për 2.5 vite me Partizanin. Por, gjashtë muajt e parë konsiderohen vendimtarë për vazhdimësinë, ku është kërkuar që ekipi të fitojë të paktën një nga dy trofetë.

Nga Kupa i ka eliminuar Besëlidhja dhe pas humbjes në derbi edhe misioni titull është vështirësuar jashtë mase, pasi kur kanë mbetur edhe 12 javë nga fundi, diferenca me Tiranën e vendit të parë është -9 pikë. 

Nisur nga kushti i trofeve, i cili është përfolur më shumë në kampin e kuq kur trajneri kur erdhi, i bie që e ardhmja e italianit të jetë dyshim, nëse nuk fitohet titulli kampion, pasi me Kupën i kanë “larë duart”. Pas humbjes në derbi Sormani pohoi se nuk ndihej i rrezikuar në punën e tij si trajneri i Partizanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...