F1, Red Bull nuk ndalet në sulmin e rebelëve: “FIA e korruptuar si FIFA”

Premte, 06 Mars 2020 18:14

Nuk qetësohen gjakrat në Formula 1 që, në pritje të startit të sezonit në javën e ardhshme, sheh skuderitë në revoltë kundër FIA e Ferrari për cështjen poëer unit. Pavarësisht replikës së Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ndaj komunikatës së shtatë skuderive të udhëhequra nga Mercedes, konsulenti i Red Bull Helmut Marko ka thelluar sulmin, duke e krahasuar FIA me FIFA për skandalin e korrupsionit në 2015-2016.

I intervistuar nga “Munchner Merkur”, Marko ka drejtuar edhe njëherë gishtin kundër FIA e Ferrarit, mbi të cilët kanë hedhur akuzat shtatë skuderitë rebele (Mercedes, McLaren, Racing Point, Red Bull, Renault, Scuderia AlphaTauri e Ëilliams). “E gjithë kjo situatë ka arritur përmasa të krahasueshme me atë që ndodhi në FIFA e mes FIA e FIFA ka vetëm një gërmë diferencë” ka thënë konsulenti i Red Bull. Në rastin e cituar nga Marko u përfshinë atëherë presidenti i FIFA e UEFA Joseph Blatter e Michael Platini, që u gjykuan fajtorë për thyerjen e kodit të etikës së Federatës. Situata që po krijohet në F1, sipas konsulentit të Red Bull, është një “vetëvrasje politike nga ana e Jean Todt”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...