Testi i Koronavirusit, del përgjigjia për Kristiano Ronaldon

Premte, 13 Mars 2020 10:44

Kristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus, pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira.

Ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi teksa frika nga infeksioni është ende aty. Shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmuar pozitiv në testet për Koronavirus. 

 

Klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.

Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka konfirmuar se ylli portugez i Juventusit nuk është infektuar me Koronavirus, teksa u shpreh: “Unë nuk mund të flas për këtë çëshje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siç duhet dhe në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit”, u shpreh Albuquerque.

Modifikuar më Premte, 13 Mars 2020 10:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...