Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Nuk duhet anuluar sezoni në Serie A

E Enjte, 26 Mars 2020 11:06

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka hedhur poshtë mundësinë e anulimit të sezonit në Serie A.

Pavarësisht kësaj, Gravina është i bindur që Serie A të luhet në korrik dhe gusht pasi në rast të kundërt është një humbje e madhe për futbollin.

 “Për aq kohë sa jam në gjendje, nuk do të humbas shpresën për të rifilluar sezonin. Do të bëj gjithçka për ta rifilluar aty ku e lamë”, ka thënë fillimisht Gravina për Radio Marte.

“Unë jam i vetëdijshëm se është ende shumë herët për të menduar për një datë, por ne duhet të mendojmë pozitivisht”.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë çmos që madje të luajmë me koston e kërkimit të mbështetjes nga UEFA dhe FIFA për të shkuar përtej 30 qershorit, prandaj mund të luajmë në korrik dhe gusht”.

“Tani për tani, nuk ka vend për interesa individuale. Unë lutem për sens të përbashkët sepse, në fund të fundit, është FIGC që do të duhet të vendosë”.

 “Konsideroj se anulimi i sezonit është një humbje e madhe dhe ajo zvogëlon vlerën e konkurrencës. Do të çonte në një skenar të pakëndshëm”.

“Kundërshtoj me kokëfortësi çdo reflektim që çon në një përfundim të tillë. Për sa kohë të jetë e mundur, unë do të vazhdoj të hedh poshtë këto hipoteza”, përfundoi kreu i federatës së futbollit italian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...