Raporti i CIES/ Koronavirusi po zhvlerëson lojtarët, ja sa miliona euro humbasin klubet!

Tuesday, 31 Mars 2020 09:31

Një shembje e vlerës së lojyarëve që mund të zhbalancojë në mënyrë të ndjeshme dritaret e ardhshme të merkatos. Kjo është pasoja e krizës së pandemisë së koronavirusit, raportin CIES Football Observatory. Analiza bazohet në pesë kampionatet elitare të Europës, ku parashikohet një rënie prej 28% të vlerës, ose e thënë ndryshe nga 32.7 miliardë në 23.4 miliardë euro. E thënë me fjalë të thjeshta, vlera e kartonit të një lojtari si Pol Pobga, për shembull, do të kalonte nga 65 milionë në 35 milionë euro.

Studimi është kryer në bazë të hipotezës se nuk do të luhet deri në fund të qershorit dhe se asnjë kontratë nuk do të rinovohet më, ndërsa to dtë shqyrtohen disa faktorë si mosha e lojtarit, afati i kontratës, ecuria në karrierë dhe paraqitjet e fundit. Humbjet më të ndjeshme në terma relativë, do t’i pësojnë lojtarët në moshë më të madhe dhe me kontrata që përfundojnë së shpejti si dhe që nuk kanë luajtur shumë në këtë sezon.

Studimi i CIES bazohet në një algoritëm të zhvilluar nga ekipi i kërkimit të observatorit, paraqet një klasifikim të klubeve më të prekur, duke mbajtur parasysh zhvlerësimin e 20 lojtarëve më të shtrenjtë të çdo skuadre. Duke parë listës, bie në sy se në pesë pozitat e para janë tre klube italiane. Në vendin e parë është Olimpiku i Marsejës me një zhvlerësim prej 37.9% të vlerës së transferimeve të lojtarëve në ekip, nga 256 në 159 milionë mes periudhës 11 mars 30 qershor.

Në vend të dytë është Interi, që humbet 35.7%, nga 773 milionë euro në 497 euro. Vendin e tretë e ka sërish një klub italian, Hellas Verona, me ekipin e Rrahmanit dhe Kumbullës që humbet 34.3%, nga 67 milionë në 44 milionë euro.

Nëse i shohim si shifra totale të humbura, i pari është Mançester Siti me 412 milionë euro ose 30.3%, Barcelona me 366 milionë (31.3%), Liverpuli me 353 milionë (31.8%) dhe Paris Sën Zhërmeni me 302 milionë (31.4%).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...