'Vëllazëria' shqiptaro-kroate/ Serbia kërcënon se do braktisë Europianin

E Enjte, 20 June 2024 11:20
 
 
 

'Vëllazërinë' shqiptaro-kroate që u shënua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

Serbia, përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve. 

 

Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

“Ne në Serbi jemi zotërinj, le t'i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian. Nëse UEFA nuk do t'i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”,tha ai për RTS.

“Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...