×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Klopp apel tifozëve: Mos e goditni autobusin e Romës, këtë herë dua atmosferë

Hënë, 23 Prill 2018 18:32

Tekniku i Liverpulit, Jurgen Klopp i ka kërkuar tifozëve të tregojnë respekt për Romën dhe të mos përsërisin skenat e turpshme me autobusin e Manchester Cityt në prag të ndeshjes së parë të çerekfinales së Champions League.

Ekipi i Klopp është detyruar të kërkojë falje për incidentin ku autobusi i “Qytetarëve” është sulmuar nga tifozët të cilët kanë hedhur shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera të rënda.

Trajneri i anglezëve ka insistuar se ai kërkon të shohë të njëjtën atmosferë të martën, por pa sjelljen e panevojshme jashtë stadiumit.

“Mendoj se është e qartë, në stadium duhet ta bëni prapë, mbase edhe më mirë, jashtë stadiumit duhet të tregoni respekt”, shprehet tekniku gjerman.

“Ky është një klub fantastik futbolli, i njohur për atmosferën, kështu që nuk kemi pse bëjmë të njëjtat gjëra si ndaj Cityt. Tregoni respektin që meriton kundërshtari, pasi jemi vetëm rivalë në fushë. Mendoj se ky është një qytet i mrekullueshëm, të gjithë e njohin bukurinë e Romës, por jo të gjithë njohin dashamirësinë e popullit të Liverpoolit dhe këtë gjë duhet ta tregojmë”, tha Klopp.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...