Spalletti: Fitore jo kundër Juves por për vete

Tuesday, 24 Prill 2018 14:29

Tekniku i Interit, Luciano Spalletti  ka folur sot për sfidën e të shtunës në mbrëmje përballë Juventusit, duke thënë se shpreson në një fitore, për të bërë më të mundur arritjen e zonës Champions.

Spalletti tha se pret që tifozëria e ‘San Siros’ të mbështesë Interin, jo kundër Juves, duke lënë të nënkuptohet se zikaltrit duan ta fitojnë këtë takim për të arritur objektivin e tyre, jo për t’i prishur planet bardhezinjve.

“Të shtunën na pret një ndeshje shumë e vështirë, ashtu siç do të jenë të gjithë takimet deri në fund të sezonit. Pres që tifozëria të bëjë tifo për Interin, pasi duam ta fitojmë këtë ndeshje, për të arritur objektivin tonë sezonal. Natyrisht që edhe Juventusi do të jetë shumë i karikuar, pasi skuadra të tilla nuk janë mësuar të humbin shpesh dhe do të kërkojnë menjëherë ringritjen. Gjithsesi këto janë ndeshje për lojtarë me personalitet dhe besoj se ne kemi mjaftueshëm personalitet e karakter për ta përballuar”,  tha trajneri i Interit.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me Allegrin dhe Sarrin, dy teknikë që kanë sytë pikërisht nga Interi i tij, këtë të shtunë në mbrëmje.

“Si Allegri, edhe Sarri janë miq të mitë dhe do t’i ftoja me kënaqësi në një darkë. Ata janë trajnerë prej të cilëve gjithmonë mëson diçka dhe këtë e dëshmon fakti që skuadrat e tyre po luajnë një kampionat të pabesueshëm, edhe tani në javën e fundit”, deklaroi Spalleti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...