Gjenevë/ Skënderbeu kërkon heqjen e dënimit 10-vjeçar nga Komisioni i Etikës

E Enjte, 26 Prill 2018 12:03

Komisionin i Apelit të UEFA-s po zhvilllon paraditen e sotme në Gjenevë seancën dëgjimore gjatë së cilës skuadra e Skënderbeut do të kërkojë heqjen e dënimit të marrë nga Komisioni i Etikës pak javë më parë. 10 vjet pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milion euro gjobë ka qenë dënimi i Komisionit për Skëndërbeun.

Skuadra korçare përfaqësohet nga avokatë zvicerianë. Gjithashtu për të deponuar janë edhe 5 futbollistë dhe ish-futbollistë të skuadrës së Skënderbeut.

Sabien Lilaj është lojtari i kërkuar nga vet Komisioni i Apelit të UEFA-s, ndërkohë që emrit të tij i janë bashkuar për këtë seancë të sotme mesfushori Nimaga, ish-kapitenin Bledi Shkëmbi, sot trajner i Lirisë së Prizrenit, ish-lojtarët Bernard Berisha, sot lojtar i Groznit në kampionatin rus, si dhe Liridon Latifi, sot lojtar i Akademisë Pushkash në Hungari.

Jean-Cédric Michel, avokati zviceran që përfaqëson Skënderbeun ka kërkuar që përpara UEFA-s të ketë sa më shumë lojtarë që të dëshmojnë për dyshimet që kanë inspektorët e UEFA-s për ndeshjet e përfshira në raportet e tyre.

Sot do të zhvillohet vetëm seanca dëgjimore, ndërkohë që vendimi mund të zbardhet në ditët në vazhdim.

Pretendimet e avokatëve të korçarëve janë për të hequr tërësisht dënimin, jo thjesht ulje të tij, e për këtë arsye ata kanë bërë të ditur se do të kalojnë deri në CAS, nëse kjo kërkesë e tyre nuk pranohet në Apelin e UEFA-s, e pas CAS-it kanë kërkuar që të shkojnë deri në Gjykatën Federale të Zvicrës për të përmbushur kërkesat e tyre dhe të drejtuesve të skuadrës së Skënderbeut për këtë çështje.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...