Europa League, gjysmëfinalet e para

E Enjte, 26 Prill 2018 14:47

Sot në mbrëmje luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa league. Vëmendja padyshim do të jetë në “Emirates Stadium”, ku do të luhet sfida që konsiderohet si finalja e parakohshme: Arsenal-Atletico Madrid.

Ekipi londinez që luan ndeshjet e fundit do të kërkojë që të kalojë skuadrën e Simeones për të bërë të mundur që francezi t’u japë lamtumirën “Topçinjve” në mënyrën më të mirë të mundshme. Nga ana tjetër, madrilenët që tashmë janë praktikisht jashtë lufte për titull në Spanjë, do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni për të shpëtuar sezonin.

Takimi i sotëm do të jetë hera e parë që Arsenali dhe Atletico Madrid do të përballen me njëri-tjetrin. Teknikun Simeone në prag të kësaj ndeshjeje deklaroi se shpreson që skuadra e tij të luajë me gjakftohtësi në këtë sfidë në “Emirates Stadium”, ku Arsenali është shumë i fortë.

Ndërsa, Arsene Wenger theksoi se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë pikat e tij më të forta, siç është ajo e zotërimit të topit, ndërkohë që nuk i kurseu vlerësimet maksimale për Atletico Madrid.

Mbrëmjen e sotme do të luhet edhe sfida tjetër gjysmëfinale mes Olympique Marseille dhe Salzburgut. Skuadra franceze nuk njeh humbje në ndeshjet e zhvilluara në “Velodrome” në këtë sezon të Europa League dhe ka një bilanc me 7 fitore e 1 barazim. Në krahun tjetër, Salzburg vjen me moralin e lartë pas eliminimit të bujshëm që i bëri Lazios në çerekfinale, teksa e mposhti 4-1 duke përmbysur humbjen 2-4 ndaj romanëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...