Ofrohen 800 mln paund për blerjen e “Wembley”-t?

E Enjte, 26 Prill 2018 17:00

Federata e Futbollit në Angli ka marrë një superofertë “të çmendur” prej 800 milionë paund, për të shitur stadiumin mitik “Wembley”.

Oferuesi i kësaj shume është Shahid Khan, pronar i ekipit të Fulhamit që militon në Championship, divizionin e dytë të kampionatit anglez, e njëkohësisht pronar i ekipit të NFL-së amerikane, Jacksonville Jaguars.

Nga çfarë është zbuluar deri më tani, oferta do të ndahet në dy pjesë: 500 milionë paund do të paguhen për stadiumin, ndërsa 300 milionë paund do të ofrohen për Federatën e Futbollit që të mund të mbajë ende obligacionet dhe bizneset mikpritëse në stadiumin legjendar.

“Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme për një vend kaq ikonik”, tha Khan në një deklaratë. “Wembley do të rikthehej si pronë private, ndërsa Federata e Futbollit do të mund të fokusohej në misionin bazë të saj të zhvillimit të futbollistëve. Besoj se shumë prej jush, në mos shumica, jeni mbështetës të Kombëtares së Anglisë, kështu që shpresoj ta konsideroni këtë mundësi potenciale për t’u bërë realitet”.

Shitja e mitikut “Wembley” do t’i lejonte Federatës së Futbollit të investonte fuqishëm në futbollin e moshave shumë të reja.

Kjo çështje është diskutuar në një takim të bordit të Federatës së Futbollit gjatë kësaj të enjteje. Nuk dihet nëse do të mbetet ende në kuadrin e një oferte, apo do të bëhet realitet. Por, stadiumi prej 90 mijë vendesh, më i madhi në Mbretërinë e Bashkuara, ka kushtuar plot 757 milionë paund për t’u ndërtuar dhe është hapur në vitin 2007. Në janar, Federata njoftoi se do të përfundonte pagesat për tokën ku është ngritur stadiumin në fund të vitit 2024.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...