Neymar i dërgon Messit mesazhin më të rëndë

Tuesday, 01 May 2018 18:05

Neymar, ylli i PSG është përfolur vazhdimisht për një lëvizje në Real Madrid. Pavarësisht nga një dëmtim i rëndë pak muaj më parë, Neymar ishte në formë të shkëlqyer  me kampionët e Francës, duke shënuar 25 gola në të gjitha takimet, por në vend që të qëndronte për t'u bashkuar me shokët e skuadrës për të festuar titullin e Ligue 1, ai fluturoi përsëri në Brazil.

Ndonëse ai u bashkua vetëm verën e kaluar nga Barcelona për një rekord botëror, 222 milionë sterlina, braziliani tashmë po mendon të largohet nga “Parc des Princes” dhe sipas spanjolles “Don Balon”, Neymar i ka bërë shumë të qartë Messit, se Real Madridi është ekipi që do të zbresë nga froni Barcelonën në vitet e ardhshme, edhe pse këta të fundit kanë fituar Copa del Rey dhe La Liga.

I pyetur sesi do të ndihej nëse  “galaktikët” do të bënin një marrëveshje për Neymar, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu tha: "Nuk do të më lëndonte, mua më pëlqen që lojtarët e mirë janë në La Liga. Ai vendos, por ai ka një kontratë me Paris SG për katër vitet e ardhshme. Prioriteti ynë i parë është Barcelona dhe më pas La Liga, pasi e duam të jetë konkuruese. Rivali ynë i parë është Premier League".

Por ai këmbëngul, se do ta mirëpresë Neymar përsëri në “Camp Nou”, duke shtuar: "Sigurisht që po. Ne e shijuam atë për katër sezone këtu dhe ai është një lojtar shumë i mirë. Unë nuk mendoj se Paris SG duan ta shesin", shtoi Bartomeu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...